Fan Noli "Anës lumenjve" paroles

Traduction vers:en

Anës lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,Raskapitur dhe katosurPo vajtonj pa funt, pa shpresë,Anës Elbës, anës Spree-së.

Ku e lam' e ku na mbetiVaj-vatani e mjer-miletiAnës detit i palarë,

Anës dritës i paparë,Pranë sofrës i pangrënë,Pranë dijes i panxënë,Lakuriq dhe i dregosur,Trup e shpirt i sakatosur?

Se ç'e shëmpnë derbederët,Mercenarët dhe Bejlerët,Se ç'e shtypnë jabanxhinjtëSe ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,Se ç'e pren' e se ç'e vranë,Ç'e shkretuan anembanë,Nënë thundrën e përdhunësAnës Vjosës, anës Bunës!

Çirem, digjem i vrerosur,Sakatosur, çarmatosurAs i gjall' as i varrosur,Pres një shenj' e pres një dritë,Pres me vjet' e pres me ditë,Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,Lark prej vatrës dhe prej punës,Anës Rinit, anës Tunës.

Çakërdisur, batërdisur,Përpëlitur dhe zalisur,Endërronj pa funt, pa shpresëAnës Elbës, anës Spree-së.

Dhe një zë vëngon nga lumi,Më buçet, më zgjon nga gjumi,Se mileti po gatitet,Se tirani lebetitet,Se pëlcet, kërcet furtuna,Fryhet Vjosa, derdhet Buna,Skuqet Semani dhe Drini,Dridhet Beu dhe zengjini,Se pas vdekjes ndriti jeta,Dhe kudo gjëmon trumbeta:Ngrehuni dhe bjeruni,Korrini dhe shtypini,Katundar' e punëtorë,Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrimMë bën djal' e më bën trim,Më jep forc' e më jep shpresë,

Anës Elbë-s, anës Spree-së.Se pas dimrit vjen një verëQë do kthehemi një herëPranë vatrës, pranë punës,Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,Raskapitur e katosurBrohorit me bes' e shpresëAnës Elbës, anës Spree-së.

Ici on peut trouver les paroles de la chanson Anës lumenjve de Fan Noli. Ou les paroles du poème Anës lumenjve. Fan Noli Anës lumenjve texte. Peut également être connu par son titre Anes lumenjve (Fan Noli) texte.